Kujdes: Lëvizjet e ditës ju zbulohen gjatë gjumit

Paris, 6 Prill NOA – Në rast se gjatë ditës keni bërë diçka që askush nuk duhet ta marrë vesh, ju këshillojmë të flini vetëm pasi nëpërmjet gjumit mund të kuptohet gjithçka.
Ky është rezultati i një studimi francez që ka zbuluar se trupi ynë gjatë gjumit te nates, shfaq veprimet të cilat ne mund t’i kemi kryer gjatë ditës.
Ky lajm që mund të alarmojë gjithkënd, realisht mund të jetë tepër i dobishëm për ata persona që vuajnë nga somnambulizmi.
Studimi është kryer nga Universiteti Pierre er Marie Curie në Paris dhe është drejtuar nga Delphine Oudiette, një eksperte e dinamikës së gjumit.
Ajo evidentoi se disa persona kanë mësuar lëvizje kërcimi gjatë ditës dhe më pas gjatë natës, duke fjetur, kanë përsëritur lëvizjet që kanë mësuar gjatë ditës në leksionet e kërcimit.
r.b/NOA
Lajme të ngjashmeTruri e fsheh frikën përmes neuroneveTë burgosurat me pranga, ulen si spektatore në Teatër Lidhje: gjume, levizje, shfaqje