E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje dite kushtuar Bujar Kapexhiut

Tirane 5 prill NOA 8211 E enjtja e 7 prill do te jete nje dite dedikuar krijimtarise se regjisorit Bujar Kapexhiu me shfaqjen e 4 filmave qe perfaqesojne punen e tij shumevjecare ne artin e animacionit. Kapexhiu eshte nje nga themeluesit e ketij zhanri filmik se bashku me regjisorin Vlash Droboniku dhe ne kete program do te risillet puna e tij e pare Pika e ujit 1976 qe ne fondin kronologjik te filmit te animuar mban numrin 3. Gjithashtu do te shfaqen edhe 2 filma te ndaluar me pare per motive biografike te bashkeskenaristit Bashkim Shehu Kur shefi merr flake dheAutogol.

Pika e ujit 1976 9

Kur shefi merr flake 1980 5

Autogol 1981 7

Pipiruku ne pallat 1985 13

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit do te transmetoje krijmtarine e Kapexhiut  ne oren 1200.

Kush eshte Bujar Kapexhiu

Artist i merituar aktor piktor regjisor skenarist. Lindi ne Tirane me 22 Mars 1944. Studioi per aktor ne shkollen e larte prane Teatrit Kombetar si edhe kursin e larte pasuniversitar per regjisor po aty. Me 1968 filloi pune si regjisor ne Teatrin e Estrades se Tiranes ku shkroi shume skece parodi kuplete si edhe u mor me karikature per organet e shtypit.

Pas nje periudhe 2 vjecare largimi nga Tirana per shkak te shfaqjeve liberale dhe moderniste ne Festivalin e 11 te Kenges ne RTSH ku ishte autor teksti dhe konferencier u rikthye me 1975 si regjisor dhe piktor ne sektorin e sapo ngritur te filmit vizatimor prane Kinostudios Shqiperia e re.

Filmi Zhgarravinat 1977 ku Kapexhiu krijoi vizatimet skenarin dhe regjine u vleresua me cmimin e I-re te Festivalit te III te filmit Ballkanik te organizuar ne StambollTurqi1979 me Kupen e Festivalit te III te Filmit Shqiptar 21-28 prill 1979 si dhe me cmim ne Napoli te Italise ne 1984.

Deri ne vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimore ne shumicen e te cileve eshte skenarist ose bashkeskenarist regjisor dhe piktor mes tyre spikat edhe Pipiruku personazhi i dashur per femijet i ndertuar prej tij. Pipiruku pret 2 miq u vleresua me cmim te dyte ne Festivalin e VI te filmit dokumentar e vizatimor.

Pas vitit 821785 iu perkushtua zhanrit te kinokomedise duke u shquar per individualitetin e spikatur. Ne nje kohe mjaft te shkurter xhiroi kater filma artistike Dy here mat 1986 Tela per violine 1987 Stolat ne park 1988 Edhe ashtu edhe keshtu 1989

a.k/NOA

Lajme te ngjashmeArkivi Qendror Shqiptar i Filmit sot takim homazh per Hysen HakaninRevolucion ne facebook tani dhe filma ne streaming LidhjeArkivi Qendror Shqiptar i Filmit Bujar Kapqxhiu filma

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›