E Shtunë, 31 Tetor 2026

Focus 2010 celet sot ekspozita e fotografise

Konkursi Juria ka perzgjedhur 68 pjesemarres nga 170 aplikues

Konkursi Nderkombetar i Fotografise Artistike Focus mberrin ne edicionin e tij te peste. Sot pasdite ora 17.00 ne teatrin Bylis te qytetit te Fierit celet ekspozita Focus 2010. Nga 170 aplikues per kete konkurs juria e perbere nga fotografja gjermane Jutta Benzenberg fotografi kosovar Fahredin Spahia dhe Osman Demiri nga Maqedonia kane perzgjedhur 68 pjesemarresit per edicionin e peste te ketij konkursi. Fotografet vijne nga Shqiperia Kosova Maqedonia Greqia Danimarka Turqia Serbia Franca Amerika Holanda dhe Gjermania. Pjesemarresit nuk konkurrojne sipas nje koncepti kuratorial per tu bere pjese e ekspozites por jane anetaret e jurise ata qe perzgjedhin fotografite qe artistikisht mund te behen pjese e ekspozites. Qe ne nisje te ketij aktiviteti organizatoret e kane menduar ate si nje mundesi per shprehje sa me te lire dhe transparente ne boten e fotografise artistike. Pas hapjes se ekspozites do te kete edhe nje ceremoni cmimesh ku anetaret e jurise do te perzgjedhin me te miret. Ekspozita fotografike qe realizohet me mbeshtetjen e Bashkise se Fierit BenArt Studio dhe shoqata Antik do te qendroje e hapur deri me daten 17 dhjetor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›