Budima në ‘Crossing Europe’
_395558.jpg)
Në festivalin që fillon të martën (sot) dhe përfundon më 29 prill, regjisori Budima do të jetë pjesë e jurisë profesionale, në seksionin e filmit dokumentar.
Pas anëtarësimit në federatën evropiane të filmit, ky është rasti i parë që Budima, respektivisht një kineast kosovar, të jetë pjesë e jurisë që i evaluon dhe vlerëson filmat që konkurrojnë në një festival të rëndësishëm ndërkombëtar të filmit.
Ndryshe, që nga viti 2004, gjatë gashtë ditëve të kohëzgjatjes së tij, festivali ndërkombëtar i filmit Crossing Europe për çdo vit ofron një program prej afro 140 filmave të shquar të metrazhit të gjatë, filmave dokumentarë dhe filmave të shkurtër, të cilët përzgjidhen me kujdes. Pjesë e përvitshme e tij janë edhe afro 700 pjesëmarrës të akredituar, si dhe përfaqësues të industrisë së filmit dhe të mediave.