Sadiku kandidon i pavarur për Ferizaj

"Partitë politike e gjymtojnë kryetarin e komunës, sepse duhet t'i plotësoj teket e tyre, kërkesat e tyre dhe pamundësojnë një qeverisje normale, ndërsa kanididati i pavarur i përgjigjet ligjit" ka thënë Sadiku.
Sadiku ka vënë në dukje se programi i tij zgjedhor është mjëftë ambicioz, duke përmendur një sërë çështjesh që kërkojnë zgjidhje imediate. " Unë do të përpiqem që ligjshëmria të vlejë në secilën sferë të jetës në qytet, do të jetë ndihma me ide, sepse ne nuk krijojmë vende të punës, por përmes ideve do të mendojmë për krijimin e vendeve të punës. Tjetër, bashkëpunimi me qytetarë, do të jem kryetar i qytetarëve, bashkëpunues me ta, ka mundësi të kemi një arsimim të mrekullueshëm, jeta kulturore dhe sporti të ndihmohen me mjete që u përkasin me ligj", ka thënë Sadiku.
Programi i kandidatit të pavarur, Rrahim Sadiku, parasheh nevoja të ngutshme për ndryshime në rrafshin urbanistik, meqë sipas tij Ferizaj në këtë segment është thëllëisht i zhytyr në kaos.