E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd, ofertë të majme për Pepen

Manchester United është duke e përgatitur një ofertë të majme për mbrojtësin e Real Madridit, Pepe. Sipas të përditshmes Record, ‘Djajtë e Kuq’ po mendojnë ta shpenzojnë një shumë prej 30 milionë eurosh për mbrojtësin portugez me prejardhje braziliane.

Menaxheri Sir Alex Ferguson planifikon ta përforcojë repartin defanziv me lojtarë me eksperiencë. Rio Ferdinand po shkon drejt pensionimit dhe Nemanja Vidic nuk është në momentin e tij më të mirë.

Prandaj, 29 vjeçari konsiderohet si lojtari ideal për t’i mbuluar zbrazësitë e mbrojtjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›