E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buduçnosti për Flamurtarin, s’është e vështirë për vlonjatët

Mund të duket një kundërshtar i lehtë në letër, por në të vërtetë skuadra malazeze e Buduçnostit është një njohje e vjetër për ekipet shqiptare, duke u kualifikuar dy herë në dy tentativa në dëm të Vllaznisë dhe Tiranës. Në të dyja rastet, sfidat luheshin për Kupën e Ballkaneve. Buduçonisti ka eliminuar shkodranët në vitin 1977, duke barazuar në “Loro Boriçi” 1-1 dhe duke fituar në Podgoricë 2-0. Edhe me Tiranën u regjistrua një barazim në kryeqytet, 0-0, dhe një fitore në Podgoricë 2-1. Golat e vetëm në portën e Buduçnostit u shënuan nga Paçrami për Vllazninë në vitin 1977 dhe nga Agustin Kola në barazimin 1-1 në Tiranë në edicionin 1990-91. Interesant është fakti se në këto dy ndeshje është realizuar edhe një autogol nga Vaso, në përballjen kundër Vllaznisë. Leksioni për Flamurtarin është fare i qartë, ndonëse në këto vite ish-skuadra e Dejan Saviçeviçit dhe Predrag Mijatoviçit nuk po kalon një moment të mirë, teksa në 15 vjet e ka fituar vetëm 2 herë titullin kampion. Ndeshja e parë do të luhet në Podgoricë më 30 qershor dhe sfida e kthimit në Vlorë më 7 korrik. Në raste se Flamurtari do të kualifikohej, do të ndeshej në turin e dytë me çekët e Jablonecit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›