E Shtunë, 31 Tetor 2026

Birkirkara për Vllazninë shkodranët janë vërtet me fat

Birkirkara vjen në këtë tur paraeliminator si skuadra që e mbylli sezonin në vendin e tretë në kampionatin maltez, njësoj si edhe Vllaznia në superligë. Por formacioni ishullor nuk është krejtësisht i panjohur për dashamirësit e sportit në Shqipëri. Birkirkara është ndeshur në turin e parë paraeliminator të Kupës UEFA (sot Europa League) me Partizanin në sezonin 2004/05. Të kuqtë e kryeqytetit arritën të kualifikohen pas fitores 4-2 në Tiranë, ndonëse u mundën 2-1 në ndeshjen e kthimit në La Valeta. Vlen për t’u theksuar se në memorien e tifozëve shqiptarë, Birkirkara është ngulitur si ekipi më i dobët i huaj që ka zbritur ndonjëherë në fushat tona. Aq i dobët sa mund t’i shënoje sa gola të doje, pasi kur Partizani u eliminua nga Hapoel Bnei Shakhnin një tur më pas, të kuqtë shpërthyen në akuza të ndërsjella për shtije të ndeshjes. Megjithatë, përveç ndonjë kataklizme, për djemtë e Mirel Josës Birkirkara është një kundërshtar i lehtë, pasi aktualisht vjen si e treta e Maltës, e një kampionati që ka mundur vetëm njëherë të kalojë një tur në Europë me Silemën në sezonin 1968-69. Në rast se Vllaznia do të kualifikohej, do të ndeshjen në turin e dytë me zvicerianët e Thun.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›