Buffon barazon Zoffin

Për Gianluigi Buffon, e marta ishte një ditë e veçantë. Portieri i Juventusit e ka barazuar rekordin e portierit legjendar, Dino Zoff sa i përket numrit të paraqitjeve me përfaqësuesen e Italisë.
Buffon, në ndeshjen miqësore me Uruguain e veshi për herë të 112-të fanellën e Azzurrëve, duke u bërë i treti në përgjithësi, pas Fabio Cannavaros (136) e Paolo Maldinit (126).
“Jam i lumtur për këtë arritje. Tash, objektiv imi është që ta vesh ende fanellën e Kombëtares, sepse kjo nënkupton se do të jem ende portier sfidues dhe në nivel të duhur. Më pas, në të ardhmen, duhet t’ia hedhim një shikim moshës dhe t’i japim hapësirë gjeneratave të reja, që po demonstrojnë se janë të gatshëm”, deklaroi Buffon, i cili me Italinë e kishte fituar Kampionatin Botëror në vitin 2006 në Gjermani.
Buffon ka debutuar për Italinë më 29 tetor 1997, duke hyrë në lojë në vend të Gianluca Pagliucas në minutën e 33-të, në ndeshjen Rusia-Italia (1-1).