Me Barcelonën, si një finale

Massimiliano Allegri, ndeshjen me Barcelonën, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve, e konsideron si një finale.
Fituesi i këtij takimi do ta sigurojë pothuajse pozitën e parë në grup, që do të ishte një përparësi në fazën tjetër.
“Barcelona është ekipi më i fortë në botë dhe duhet ta interpretojmë këtë ndeshje si një finale, duke e ditur se e kemi vetëm një rezultat në dispozicion, për të arritur të parët. Mirëpo, për momentin po mendoj më shumë për ndeshjen me Fiorentinën”, theksoi trajneri italian, i cili nga shtuna do ta ketë në dispozicion edhe sulmuesin Alexandre Pato.