E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon dëshiron të mbetet tek Juve

Portieri i kombëtares italiane, Gigi Buffon ka deklaruar se ai synon të vazhdojë të mbrojë portën e Juventusit.

Për portierin vazhdimisht është spekuluar për një transferim te Roma këtë verë, por ai sot ka pohuar se do të mbetet në Torino.

" Ka pasur një moment gjatë sezonit kur jam shqetësuar nëse mund të vazhdoja të punoja në këtë ekip. Por pastaj deklaratat e fundit konfirmuan besimin tek mua”, ka thënë Buffon.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se ka diskutuar të ardhmen e tij me kapitenin e Romës, Francesco Totti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›