Wenger: Nasri nuk do të shkojë asnjëherë tek United

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka deklaruar se Samir Nasri duhet të harrojë transferimin te Manchester United.
United e sheh mesfushorin francez, i cili ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, si zëvendësim për të pensionuarin Paul Scholes.
“Ne kemi mosmarrëveshje financiare dhe kjo ende nuk është zgjidhur. Ne do të përpiqemi të gjejmë një marrëveshje, por sigurisht se nuk ka marrëveshje. Një gjë është e sigurt: ne nuk do ta shesim Samir te Manchester United”, ka thënë Wenger.