Thaçi: Kërkesat mund të jenë më të mëdha se pavarësia

Kryeministri, Hashim Thaçi duke iu kundërpërgjigjur kërkesave të zyrtarëve serbë për ndarje të Kosovës, kërkoi nga ata që t`i ndalojnë këto deklarime, pasi në të kundërtën, kërkesat e Kosovës mund të jenë më të mëdha se të tyre.
Kryeministri këto komente i bëri të mërkurën në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, në të cilën garantoi qytetarët, se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, ndryshim kufijsh apo cënim të integritetit.
Kreu i qeverisë së Kosovës i bëri thirrje Beogradit që t`i tregojë qytetarëve të veriut të Mitrovicës se Kosova është vend i tyre dhe Prishtina kryeqytet i tyre.