E Diel, 1 Nëntor 2026

Buffon portieri më i mirë në botë i 20-viteve të fundit

ITALI-Gianluigi Buffon portieri i Juventusit dhe i nacionales italiane të futbollit është zgjedhur portieri më i mirë në botë i 20- viteve të fundit, duke lënë pas tij portirin e Real Madritit Iker Casillas dhe danezin Peter Schmeichel (ish − portieri i nacionales daneze dhe i Manchester United). Përzgjedhja është bërë nga Iffhs−ja (Instituti i Historisë dhe Statistikave të njohura të futbollit. Portieri i Juventusit dhe nacilonales italiane është që prej 10 vjetësh në majat e klasifikimeve ndër portierët më të mirë në botë. (e.c/corriere della sera/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›