E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, kapet autori i vrasjes se endacakes 70 vjecare

FIER- Kapet autori i vrasjes së endacakes 70 vjecare, e cila para se të dilte në rrugë kishte punuar si mësuese filloreje në shkollën “Andon Xoxe” të qytetit të Fierit. Divorci me babain e tre fëmijëve të saj e kishte traumatizuar duke bërë që dhe jeta ti merrte një rrjedhë tjetër me një fund tragjik.Myrvete Abilaj, mësuesja e cila kishte edukuar breza të tërë fëmijësh në qytetin e Fierit, u gjet e goditur me thikë të martën në mëngjes në një nga stolat që ndodhen pranë Zyrës Postare Nr. 2 (ku ndahen pensionet e të moshuarve).Ajo u gjet e goditur tre herë me thikë në turp dhe kishte humbur jetën nga hemoragjia. Pas disa orësh hetimi policia e qytetit prangosi mbrëmë autorin e vrasjes. Një tjetër endacak, Fabian Celniku, 39 vjecari i cili akuzohet se ka qëlluar me thikë mbi të moshuarën pas një sherri për motive të dobëta.Fabian Celniku është arrestuar pranë vendit ku ai zakonisht kalonte natën. Policia thotë se edhe autori vuan nga probleme mendore, dhe se gjatë marrjes në pyetje ka pranuar krimin.(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›