E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtina: Vizita e Dik Martit jo për hetimin e trafikut

PRISHTINE- I dërguari i Këshillit të Evropës për të hetuar akuzat për trafikim organesh gjatë luftës në Kosovë, Dik Marti po qëndron për vizitë në Prishtinë.Ai ka zhvilluar takime me dyer të mbyllura me zyrtarë të EULEX-it dhe të qeverisë së Kosovës.Zyrtarë të institucioneve të Kosovës i kanë thënë BBC-së se vizita e të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dik Marti në Prishtinë nuk po bëhet me qëllim të hetimit të pretendimeve serbe për trafikim të organeve të serbëve nga pjesëtarët e ish UçK-së gjatë luftës në zonën kufitare me Shqipërinë.Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi dhe drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, Arsim Gërxhaliu thanë se gjatë takimeve me ta, zoti Marti është interesuar për punën që po bëhet për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.Zyrtari evropian, Dik Marti ndërkaq nuk është deklaruar për arsyet e vizitës së tij në Kosovë.Vizita e emisarit të Këshillit të Evropës, bëhet disa muaj pas qëndrimit të tij në Beograd dhe në Tiranë, me qëllim të hetimit të akuzave të palës serbe për siç thuhet “trafikim organesh të serbëve të rrëmbyer nga pjesëtarët e ish UçK-së gjatë luftës në zonën kufitare me Shqipërinë”.Këto akuza për herë të parë u ngritën nga ish Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte në librin e saj “Gjuetia”, të botuar në vitin 2008.Autoritetet në Kosovë dhe në Shqipëri kanë hedhur poshtë kategorikisht pohimet për trafikim të organeve te civilëve serbë nga pjesëtarët e ish UçK-së.Prishtina i ka vlerësuar ato si lojë politike të Beogradit, por është shprehur e gatshme të bashkëpunojë për hetimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës.Zona kufitare ndërmjet Kosovës e Shqipërisë ku aludohet se janë bërë krime, është vizituar më parë edhe nga hetuesit e Tribunalit të Hagës dhe gazetarë të huaj, por nuk ishin gjetur prova që dëshmonin pretendimet e palës serbe. (Bbc/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›