E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic merr pjesë në mbledhjen e KS të OKB për Kosovën

BEOGRAD-Presidenti serb Boris Tadic do të kryesojë sdelegacionin e Serbisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 22 janar, në të cilën do të diskutohet për Kosovën. Siç mëson gazeta e Beogradit "Politika", Tadic, i cili do të shoqërohet nga ministri i jashtëm Vuk Jeremic, do të flasë në këtë mbledhje të KS, në të cilën do të prezantohet raporti tremujor i kreut të OKB, Ban Ki-Moon për situatën në Kosovë. Sipas gazetës në fjalë, në pritje të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duhet interpretuar edhe vendimin e Tadicit për të udhëtuar në New York dhe për të folur para Këshillit të Sigurimit. Lidhur me këtë mbledhje të KS në New York, në Prishtinë janë shprehur opinione se nuk duhet dhënë rëndësi këtyre takimeve, sepse ato nuk janë më të rëndësishme si dikur. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›