E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufford, qyteti me një banor

Nga Express më 21 mars 2011 në ora 22:01

Bëhet fjalë për Bufford, një qytet në Wyoming i cili ka një banor të vetëm.

Don Sammons, 60 vjeç, është emri i banorit të Bufford, njeriut që jeton i vetëm, por që duket se nuk e vuan shumë vetminë. Don shkon në vendet më të afërta për të furnizuar makinën e tij ose për të blerë gjithçka që i nevojitet.

Njeriu i vetmuar, u zhvendos në këtë qytet gjatë viteve 80-ta nga Los Angelos së bashku me gruan e tij, duke blerë 6 apartamente për t’i shpëtuar zhurmës dhe kaosit të qytetit të zhurmshëm amerikan.

Bufford daton nga shekulli i 19-të, dhe u formua gjatë ndërtimit të Transcontinental Rail Road, hekurudhës që kalon të gjithë kontinentin amerikan. Në atë kohë ishin rreth 2000 banorë, të gjithë punëtorë të hekurudhave.

Por, në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, banorët e mbetur u zhvendosën në qendra më të mëdha. Dhe kur gruaja e Donit vdiq 15 vjet më parë, Bufford u bë pothuajse një qytet fantazmë.

3 vjet më parë, me largimin e birit të Don, tani 26 vjeç, qyteti është bërë zyrtarisht vendi me më së paku banorë në botë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›