E Diel, 1 Nëntor 2026

Partitë serbe kundër ndërhyrjes në Libi

Partia Radikale dhe Partia Demokratike e Serbisë kanë dënuar operacionet ushtarake ndërkombëtare kundër Libisë.

Partia Radikale i ka cilësuar sulmet ushtarake si "agresion kriminal" kundër Libisë nga ata që bombarduan Serbinë në vitin 1999.

Partia Demokratike e ish presidentit Vojisllav Koshtunica i ka bërë thirrje Beogradit zyrtar të dënojë ndërhyrjen kundër Libisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›