E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindikatat kunder marreveshjeve te reja te tregtise se lire

Kreu i federates me te madhe sindikaliste ne Shtetet e Bashkuara thote se te metat ne marreveshjet tregtare qe ka nenshkruar Amerika jane nder faktoret qe po shkaterrojne klasen e mesme te vendit. Presidenti i bashkimit sindikalist AFL-CIO Richard Trumka thote se nevojitet nje mendesi e re per te vendosur theksin tek krijimi i vendeve te punes dhe jo perfitimet per korporatat. Komentet e tij behen nderkohe qe jane ndezur debatet ne Uashington lidhur me marreveshjet tregtare me Korene e Jugut Kolumbine dhe Panamane

Ne fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit Presidenti Barak Obama i beri thirrje Kongresit te veproje me shpejtesi per te ratifikuar marreveshjen e tregtise se lire me Korene e Jugut. Ai tha se kjo marreveshje do tu hapte tregje te reja mallrave amerikane.

Sa me shume te eksportojme aq me shume vende pune hapim ketu ne vend.

Por kreu i bashkimit me te madh sindikalist ne vend i vihet kunder ketij pohimi. Presidenti i Federates AFL-CIO Richard Trumka thote se keto marreveshje tregtare problematike jane pjeserisht pergjegjese per papunesine e larte ne Shtetet e Bashkuara

Politikat tona tregtare dhe ekonomike nuk u kane sherbyer interesave te Shteteve te Bashkuara si fuqi boterore per ti ndihmuar te shtojne vende pune apo te sigurojne epersine konkurruese qe u nevojitet.

Keto komente zoti Trumka i beri nderkohe qe ligjvenesit pergatiten te debatojne nje variant te ri te marreveshjes per tregti te lire me Korene e Jugut. Perkrahesit e marreveshjes thone se pasi te ratifikohet marreveshja do te rrise ndjeshem eksportet e makinave amerikane ne kete vend duke hapur 70 mije vende pune.

Por zoti Trumka thote se marreveshja ka gjasa te transferoje vende pune ne Azi.

Mendojme se ne bilancin perfundimtar kjo marreveshje do te rrezikoje shume vende te mira pune. Sipas Institutit per Politika Ekonomike marreveshja mund te shkurtoje 150 mije vende te tjera pune.

Zoti Trumka i ben thirrje Kongresit te hedhe poshte marreveshjen e tregtise se lire me Kolumbine ku ai thote se vjet u vrane 51 drejtues sindikatash. Republikanet po perpiqen per miratimin e marreveshjeve te ngrira te tregtise se lire me Kolumbine dhe Panamane. Senatori republikan Rob Portman ish-perfaqesues amerikan i tregtise thote se vonesa te metejshme do te demtonin eksportuesit amerikane

Bazuar ne ate qe ka thene vete presidenti dhe kabineti i tij duket se ka baza per te ecur perpara per miratimin e disa marreveshjeve. Jam shume optimist qe mund ta arrijme shpejt miratimin.

Administrata e Presidentit Obama kerkon miratimin e marreveshjes se tregtise me Korene e Jugut brenda 1 korrikut kur hyn ne fuqi nje marreveshje e ngjashme mes Bashkimit Evropian dhe Korese se Jugut. Zoti Trumka thote se administrata duhet te hartoje nje politike tregtare qe nuk ka si perparesi perfitimet per korporatat por sigurine e vendeve te punes per amerikanet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›