E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama mbështet trazirat në Londër, Athinë dhe Paris

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me editorialin e publikuar nga ana e kreut të opozitës, Edi Rama.

Zëdhënësja e kësaj partie, Albana Mustafaraj, ka thënë se Rama nuk e ka lexuar fare raportin e ODHIR.

Partia Demokratike vlerëson se, z. Rama nuk gabon kur deklaron se raporti i ODIHR-it është më i qartë dhe më i drejtpërdrejtë se kurrë. Por, fakti që ai pretendon se raporti ka justifikuar akuzat e tij absurde dhe të pabaza, tregon se ai nuk e ka lexuar këtë raport, ose e ka lexuar atë me syzet e shokut Ruçi. Kjo sepse raporti i OSBE/ODIHR-it, për herë të parë në historinë e zgjedhjeve pluraliste në Shqipëri shpall zgjedhjet e 8 majit si zgjedhje kompetitive, transparente, aspektet pozitive të të cilave janë bazë për progres të mëtejshëm, thekson zëdhënësja e Partisë Demokratike, për të shtuar se OSBE/ODIHR nuk do të bënin kurrë këtë vlerësim, nëqoftëse nuk do të ishin plotësuar standartet e garës së lirë dhe standartet e transparencës, kushte themelore këto, për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më tej Partia Demokratike nënvizon se në këtë letër të hapur, Rama është në mbështetje të plotë të trazirave të dhunshme në Londër, Athinë dhe Paris, duke aluduar që kjo mund të ndodhë edhe në Shqipëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›