E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukes/ Vazhdon fluksi i madh i udhetareve nga Kosova ne Shqiperi

Fluksi i lëvizjes së udhëtarëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë, nga dogana e Morinit, në rrethin e Kukësit, vazhdon të jetë i lartë ditët e fundit, pasi shumë prej kosovarëve po rikthehen pas pushimeve në vendet e punës përmes Italisë.

"Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Shqipëri nga Kosova përmes doganës së Morinit 16 573 shtetas, me 2692 mjete të llojeve të ndryshme", tha zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit.

Sipas saj, edhe pse fluksi i hyrjes në Shqipëri përmes përmes kësaj dogane është mjaft i lartë, thuajse çdo ditë të javës, deri tani nuk është shkaktuar asnjë shqetësim për udhëtarët e shumtë që lëvizin në të dy anët e kufirit.

Ndërkohë, fluksi i hyrjes së udhëtarëve në Kosovë nga Shqipëria, vazhdon të mbetet relativisht i lartë. "Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në Kosovë përmes doganës së Morinit 8702 shtetas me 1778 mjete të llojeve të ndryshme", tha Sula.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›