E Diel, 1 Nëntor 2026

Bufon: E drejtë të ktheheshim në shtëpi

“E drejtë të ktheheshim në shtëpi”. Është i hidhur komenti i portierit të Italisë, Xhanluixhi Bufonit për mikrofonat e Rai-it pas humbjes me Sllovakinë, që sanksionoi edhe eliminimin e Italisë nga Botërori. “Sllovakia dhe Zelanda e Re ishin skuadra për t’u respektuar, por jo më shumë. Dhe nëse nuk mundnim dot njërën, atëherë ishte e drejtë të shkonim në shtëpi dhe ndodhi ajo që ndodhi. Italia bëri ndeshjen e saj më të mirë kundër Paraguait, por jo me Zelandën e Re dhe Sllovakinë. Në vitin 2006 kishim njerëz të tillë si Toti, si Del Piero që bënte diferencën, por na mungoi dhe Pirlo”, - përfundoi Bufon.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›