Italia, po aq qesharake sa Franca

Duket se gjërat nuk mjaftojnë këtu në Afrikën e Jugut dhe reputacioni si skuadra të mëdha nuk bën shumë punë. 48 orë pas ekipi i Francës, finalist i Botërorit të vitit 2006, ishte radha e Italisë, kampione në fuqi e botës, të kthehej në shtëpi, pas vetëm 15 ditësh, por edhe një bilanc katastrofik, si në planin njerëzor, dhe më pak në atë sportiv.
E fundit në grupin e saj, me vetëm dy pikë dhe zero fitore, ashtu si “Blutë” francëzë, skaudra “Azurra”, bëri njëlloj si Brazili në vitin 1996 dhe Franca në vitin 2002, dy skuadrat e vetme që kishin dalë, qysh në turin e parë, edhe pse vinin si kampione të botës.
Një grusht i vërtetë për Lipin
Humbja kundër Sllovakisë (2-3), që përshpejtoi rrëzimi e saj, shënoi fundin e një gjenerate e të një cikli të filluar gjashtë vjet më parë. Për më tepër ishte edhe një dështim i madh i futbollit italian (Interi e fitoi Ligën e Kampioneve muajin e kaluar, por numëronte vetëm një italian në grupin e tij).
Italia ishte larguar nga faza e grupeve në vitin 1974, kur në grup kishte Poloninë dhe Argjentinën. Dështimi i Italisë ishte edhe një grusht i vërtetë kundër Marçelo Lipit, i cili nuk ka pasur mundësi të gjejë mjetet të rinovonte grupin që kishte trashëguar pas dështimit në Kampionatin Europian të vitit 2008.
Në ndryshim nga trajneri i Francës, Rajmond Domenek, fjalimi i fundit i Lipit ishte i ngrohtë dhe pati një tjetër klas dhe një tjetër dimension. “Unë i marrë të gjitha përgjegjësitë e këtij dështimi”, - tha Lipi.
Prandeli si Blank
Kapiteni i kampionëve të botës në vitin 2006, Fabio Kanavaro, kishte thënë me shaka: “Ne jemi te vjetër dhe luajmë keq? Ndoshta, por të gjithë nuk kanë dëshirë të përballen me ne”. Por, nuk kanë patën frikë as sllovakët, as paraguaianët dhe as zelandezët e rinj. Italia ishte po aq qesharake sa Franca në këtë Botëror.
Gjithsesi, Italia kishte lojtarë të dëmruar (Bufon, Pirlo), lojtarë të konsumuar (Kanavaro, Zambrota, Gatuzo), një ekip i mbytur nga dyshimet (nuk fitonte një ndeshje prej shtatë muajsh), e thyeshme në mbrojtje, aspak efikase në sulm, e paaftë të prodhojë lojë dhe shumë keq e përgatitur, siç e pranoi dhe vetë Lipi.
Por, dhe organizimi i lojës nuk pushoi së ndryshuari dhe kurrë nuk mori maksimumin nga efektivi i lojtarëve të pranishëm gjatë lojës: 4-2-3-1 kundër Paraguait (1-1), 4-4-2 kundër Zelandës së Re (1-1) dhe dy module loje kundër Sllovakisë: 4-3-3 dhe 4-4-2. Ashtu si Lorent Blank me “Blutë” e Francës, Sezare Prandeli, pasuesi i Lipit në bankinën e Italisë, ka shumë për të bërë për eliminatoret e Kampionatit Europian të vitit 2012.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili