Gr. F, Paraguai – Zelanda e Re 0-0

Paraguai tregoi forcën e tij në barazimin 0-0 kundër Zelandës së Re, një ndeshje më shumë përgatitore për amerikanojugorët, skuadra e katër që kualifikohet për një të tetat nga ky kontinent, pas Uruguait (grupi A), Argjentinës (grupi B) dhe Brazilit (grupi G). “Albirroja”-ve u mjaftonte vetëm barazimi ndaj “All Whites” të Zelandës së Re, ndërsa e dominuan të gjithë takimin, në një ndeshje me pak raste dhe shumë të trishtuar. Paraguai dhe Sllovakua kaluan nga grupi F për në një të tetat, ndërkohë që Zelanda e Re dhe Italia i dhanë lamtumirën kompeticionit.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Enjte, 24 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili