Bufon i gëzohet Juves: Shkëndijë? Jo, shpërthim bërthamor
Një ditë pas ndeshjes kundër Sampit, Xhanluixhi Bufon shkon përtej deklaratave të trajnerit të tij: “Askush nga ne nuk e priste një paraqitje të tillë. Sigurisht që duke parë cilësitë e lojtarëve që kemi në dispozicion, duhet të fitonim patjetër. Edhe me ndryshimin e sistemit të lojës, skuadra ishte agresive. Lamë pas një muaj të vështirë dhe e bëmë këtë me vendosmëri”.
Numri një i “Zonjës” pastaj tregon edhe një prapaskenë: “E diskutuam edhe në dhomat e zhveshjes: kundër skuadrave të mëdha, brenda apo jashtë, arrijmë të shprehemi më mirë. Këtë e treguam edhe në ndeshjen e fituar përballë Romës. Por duhet të shmangim humbjen e pikëve me ekipet e tjera, sepse rezultatet kundër ekipeve të vegjël bëjnë diferencën”.
Sipas Bufonit, e rëndësishme është që skuadra ka rigjeur sulmuesit si dhe po tregohet më e qetë në repartin e prapavijës: “Për mua është fat të kem para mbrojtës si Kielini, që po kalon një formë fantastike, apo si Kanavaro. Detyra ime bëhet më e lehtë prej tyre. Por edhe mbrojtja është e sigurtë nga puna e mesfushorëve, prandaj duhet të punojnë të gjithë”.