E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bufon shfaqet optimist për Juventusin e tij

Torino - Xhanluixhi Bufon dëshiron të karikojë shokët e skuadrës tek Juventusi në prag të ndeshjes me Çelsin. Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve për 1/8-at e Ligës së Kampioneve do të zhvillohet nesër në mbrëmje në Londër.

“Ndeshja kundër Çelsit është me të vërtetë e madhe, dhe është një kënaqësi e veçantë që këto dy skuadra përballen në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, -deklaron portieri Bufon. Për ne është një rikthim në origjinë pjesëmarrja në këtë kompeticion kaq të rëndësishëm. Shpresoj që të kalojmë turin, sepse të arrish deri në këto nivele nuk është e rëndësishme vetëm pjesëmarrja”.

Kundërshtari i Juventusit, Çelsi, ka në përbërjen e vet majaft futbollistë të kalibrit të lartë, mafton të përmendësh Drogbanë dhe Anelkan.

“Të arrish deri në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, do të thotë që ke në përbërje shumë kampionë të mëdhenj. Çelsi është njëra prej këtyre skuadrave”, deklaron Xhixhi Bufon.

Në fund të deklaratës së tij në prag të përballjes me Çelsin, portieri i Juventusit shprehet: “Është evident fakti se në Ligën Kampioneve ekipi yne mund të bëjë më shumë sesa në kampionat, pasi garat janë në sistemin vajtje-ardhje, dhe këtu duhet të tregosh karakter dhe kurajo për të triumfuar”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›