Bregu i Fildishtë dëshiron Ançelotin trajner
Yamoussoukro - Bregu i Fildishtë ka shfaqur interes në drejtim të teknikut italian, Karlo Ançeloti, për të drejtuar kombëtaren e këtij vendi në botërorin “Afrikë e Jugut 2010”. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë sekretari i federatës së futbollit të këtij vendi në nje intervistë për rrjetin italian Mediaset.
“Duhet të kualifikohemi për në botërorin e vitit 2010, dhe më pas të mendojmë për një trajner të ri, pasi kontrata e Haliloxhixhit skadon përpara kampionatit, -deklaron Hegaud Outtara, sekretar i federatës së Bregut të Fildishtë. Ançeloti është një trajneri i madh, i cili mund të drejtojë një kombëtare afrikane”.
Vetë tekniku aktual i Milanit e pëlqen një aventurë të re me një përfaqësuese afrikane për në botërorin e Afrikës së Jugut.
“Nuk kam asnjë kontakt me bregun e Fildishtë, por, nuk mund ta fsheh që më pëlqen një detyrë e tillë”, deklaron Karlo Ançeloti.