Bufone:Filipi, si Vuçiniçi i Romës

Para gazetarëve ka dalë Xhorxho Bufone, drejtori sportiv i Ravenës, skuadrës së Serisë C1, që e bleu verën e fundit. “Filipi nuk është thjesht një mesfushor.
Mund të luajë edhe si sulmues i parë apo i dytë, ose si anësor ofensiv”, ka thënë dje Bufone për mikrofonat e “Mediagol.it” në frekuencat e “Radio Azzurra Network”.
“Ka cilësi të mëdha teknike dhe shkathtësi. Është një lojtar i Kombëtares U-21 të Shqipërisë dhe që ka shënuar (me Ravenën) 8 gola, 2 në kampionate dhe 6 në Kupën e Italisë. E vetmja gjë që duhet të përmirësojë është vazhdimësia në rendiment, pasi në aspektin e cilësive teknike e fizike, është tashmë në nivel të lartë”.
Shembulli i Bufones për këtë rast është: “Për t’u dhënë të gjithëve një ide më të qartë në lidhje me tipin e lojtarit, në modulin që shpesh përdor Roma, Briani mund të ishte një lloj (Mirko) Vuçiniç, ka të njëjtat karakteristika”.