Baptista: Roma mund ta zë vendin e katërt
Fitorja e mbrëmshme e Romës kundër Sampdorias ka shtuar mundësitë që kryeqytetasit ta zënë një vend që çon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ndërsa golashënuesi i dyfishtë në takimin e të mërkurës, Julio Baptista, është bindur se skuadra e tij do t'ia arrijë këtij qëllimi.
"Nëse luajmë ashtu si dimë më mirë, besoj se do të përfundojmë në vendin e katërt". "Gjithçka varet nga ne. Duhet t'i fitojmë ndeshjet kundër skuadrave të cilat gjenden më lartë se ne në Ligë". "Jemi të lumtur me punën që bëjmë dhe mendoj që secili prej nesh e ka momentin e vet vendimtar", ka thënë braziliani për "Sky Sport Italia".