E Diel, 1 Nëntor 2026

Bufoni rikthehet si numri 1 i Juves në 11 janar

Karrara - Kampioni i botës në futboll, Xhanluixhi Bufon, pritet të rikthehet me formacionine parë të Juventusit në datë 11 janar. Portieri nuk ishte pjesë e Juventusit në ndeshjet e fundit në kampionat dhe në Ligën e Kampioneve, për shkak të një dëmtimi të gjatë. Bardhezinjtë kanë arritur të grumbullojnë në këto 17 javë 33 pikë, duke u renditur në vendin e dytë pas Interit.

Rikuperimi i portierit kampion bote po vazhdon me ritme mjaft të kënaqshme, dhe rikthimi i tij në katërkëndësh pritet së shpejti.

Në një intervistë për reporterët e shumtë të mbledhur pranë shtëpisë së tij në qytetin e lindjes, Karrara, ai është shprehur: “Gjendja ime është duke u përmirësuar plotëisht, dhe së shpejti do të jap kontributin tim për ekipin në garën për skudeton. Jam duke pritur rikthimin tim në formacionin e parë me Juventusin”.

Bufon pritet të rikthehet në ndeshjen e parë të vitit 2009, ku Juventusi do të luajë në “Olimpiko” të Torinos me Sienën në datë 11 janar 2009.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›