Duro shkëlqen përsëri me Omonian në Qipro
Famagusta - Klodian Duro është kthyer dhe një herë në hero për skuadrën e tij Omonia. Elbasanasi shënoi golin e pestë në goleadën e skuadrës së tij, e cila fitoi 7-1 me Enosin. Veç këtij goli, Duro dha edhe asistin për golin e dytë, gjithashtu goditi edhe një shtyllë.
Kjo ndeshje është vazhdimësi e paraqitjeve të mira të Duros, i cili është kthyer në një lider për kryesuesit e kampionatit qipriot. Ky është goli i pestë i tij në këtë kampionat. Golin e parë mesfushori i përfaqësueses e ka shënuar po ndaj skuadrës së Enosit në ndeshjen e fazës së parë.