E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarm për bombë në linjën Athinë-Moskë

Athinë -Një avion i kompanisë ajrore ruse "Aeroflot" që po udhëtonte për në Moskë u ul sot në Athinë, në mënyrë urgjente në Greqi, pas një paralajmërimi për bombë nga një telefonues anonim, deklaruan zyrtarët e aviacionit."E pashë avionin duke u ulur pa probleme vetëm pak momente më parë", deklaroi një zyrtar për agjencinë Reuters. Avioni ishte afër kufirit me Turqinë në kohën kur mori urdhërin të kthehej mbrapsht. Nuk është bërë e ditur se sa pasagjerë kishte në bord dhe as detajet e tjera të situatës.

Vetëm thuhet se avioni është kthyer drejt tokës greke sërish. Ndërkohë në një tjetër zhvillim, një pako e dyshimtë është dërguar në ambasadën Amerikane në Qipron greke. Pakoja kishte pudër e bardhë dhe i ishte dërguar përfaqësisë amerikane. Pakoja i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga ekipet speciale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›