Bugajski: Kosova, Shqipëria dhe Bosnja shumë shpejt pa viza drejt BE
Janusz Bugajski, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Ëashington ka deklaruar se Kosova, Shqipëria, Bosnje- Hercegovina janë vende me popullatë shumicë myslimane dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë pengesa fetare dhe kulturore të çfarëdo lloji, përsa i përket liberalizmit të vizave me BE. Sipas tij, për këtë arsye është e rëndësishme për Evropën, që të tri vendet të përfshihen në procesin e liberalizimit. Çështja është që të kemi shtete
funksionale dhe stabile, që janë ndërkombëtarisht të pranuara, që BE nuk i konsideron kërcënim njerëzit e këtyre vendeve kur ata udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian. Mendoj se liberalizimi do të ndodhë. Në këtë aspekt, vendet që i përmendët, janë me popullatë shumicë myslimane dhe për këtë arsye nuk duhet të ketë pengesa fetare dhe kulturore të çfarëdo lloji. Për këtë arsye, është e rëndësishme për Evropën, që të tri vendet të përfshihen në procesin e liberalizimit, vlerësoi ai. Ndër të tjera nëpërmjet një interviste, Bugajski ka vlerësuar se për zbatimin e strategjisë për veriun e Kosovës, do të jetë i nevojshëm angazhimi i fuqive botërore dhe i komunitetit ndërkombëtar, në radhë të parë edhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bugajski, ka thënë se hartimi i kësaj strategjie është shumë i rëndësishëm. Kjo është shumë e rëndësishme. Pas takimeve dhe deklaratave aktuale, nga anëtarët e Qeverisë së Kosovës dhe të trupës monitoruese ndërkombëtare, duket se ekziston përkushtim i ripërtërirë për integrimin e pjesës veriore të Kosovës në institucionet e vendit dhe, njëherësh, të çohet përpara procesi i eliminimit të institucioneve paralele, që e shkatërrojnë autoritetin e Qeverisë në Prishtinë, theksoi ai. Pyetja, sipas Bugajskit, është se si do të implementohet kjo? Me fjalë të tjera, siç u shpreh ai, supozohet se nuk do të përdoret forca, por duhet të ketë stimulime në stilin e shkopit dhe karotës. Pra, duhet përpjekur për ti bindur njerëzit në pjesën veriore, që të mos marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë, por të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës, në mënyrë që pastaj autoritetet lokale të jenë pjesë e strukturës shtetërore kosovare. Nuk do të jetë lehtë. Do të jetë i nevojshëm angazhimi i fuqive botërore dhe i komunitetit ndërkombëtar. Mendoj se edhe Shtetet e Bashkuara, po ashtu, duhet të jenë shumë të involvuara, tha Bugajski. Ndër të tjera ai theksoi se njohja e Kosovës nga 65 shtete, është një vlerësim i madh nisur nga fakti se kjo paraqet një të tretën e vendeve të botës. Mund të imagjinoj se pas dy vitesh numri do ta kalojë gjysmën e vendeve në botë. Por, siç thashë, duhet të bëhet ende punë e madhe për ti bindur më shumë vende, veçanërisht në botën myslimane, por edhe shumë vende në zhvillim, që ndoshta janë në situatë të ngjashme me Kosovën, për ta kuptuar se Kosova është shtet i ri dhe se do të mbetet shtet i ri, prandaj opsioni më i mirë do të ishte që të njihet dhe të vendosen marrëdhënie diplomatike, vlerësoi ai.
Last Updated on E Shtune, 13 Shkurt 2010 21:49