E Diel, 1 Nëntor 2026

Bugatti Bordeaux, publikohen fotografitë zyrtare të automjetit



Sipas paralajmërimeve, në panairin e sivjetshëm të automjeteve në Frankfurt, brendi luksoz i “Volkswagen” Group do të shfaqë një model të ri të Bugattit. Burimet thonë se bëhet fjalë për modelin limuzinë, i cili do ta ketë emrin “Bordeaux”. Po ashtu aty është edhe motori i fuqishëm që zhvillon 1001 KF nga modeli “Veyron”. Këtë vit Bugatti festoi 100 vjetorin e ekzistimit, ndërsa panairi i Frankfurtit do t’u shërbejë si skenë për paraqitjen e atraksionit kryesor të “ditëlindjes” për modelin e ri. Edhe pse nuk dihen detajet e motorizimit dhe elementeve shtesë që do të përmbajë modeli i ri, tashmë janë siguruar disa fotografi se si do të duket modeli i ri i “Bugattit”.

25 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›