Alfa Romeo, “Giulia”, automjeti i ri i prodhuesit italian
Për dy vjet, “Alfa Romeo” do të nxjerrë në treg gjeneratën e re të modelit 159, i cili në kuadër risive të prodhuesit italian, në vend të shenjave numerike do të marrë emër me shkronja. Emri i modelit të ri të jetë “Giulia”, i cili do të bazohet në serinë e vazhduar të platformës e cila do të shfrytëzohet për modelin e ri Milano, pasues i 147-shit. Në vazhdim do të punohet në platformën “C-Evo” me hapësirë më të madhe ndërmjet boshteve dhe me amortizim më të sofistikuar. Këtu mund të themi se boshti shtytës i rrotave të përparme do të jetë ai standard, ndërsa në opsion do të përfshihet edhe tërheqësi Q4- me të katër rrotat. Përsa i përket motorizimit, është ende herët që të flitet, por ‘downsizing’ është i pranishëm edhe te modelet e tjera të reja të Alfa Romeos, të cilat ndoshta do të arrijnë në treg para “Giulias”. Kështu bazën e amortizimit pritet ta bëjnë modelet me benzinë me vëllim 1.4 dhe 1.8 litërsh, dhe motori me naftë 1.9 litërsh.
25 Korrik 2009