E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buhler: Policia e Kosovës do të marrë më tepër kompetenca

Komandanti i KFOR-it, Erhard Byhler, deklaron se misioni i drejtuar prej tij kërkon të transferojë sa më shumë kompetenca tek Policia e Kosovës.
Në një intervistë për Radion “Blu Sky”, Byhler theksoi se në kuadër të ristrukturimit të KFOR-it nuk do të ketë më zona të caktuara të përgjegjësisë të grupeve vepruese.

"Shtabi i Përgjithshëm i KFOR-it do të marrë më shumë përgjegjësi, ndërsa të dy forcat vepruese që do të mbesin, në këtë rast do të jenë bashkërenduese", theksoi Byhler.

Ai e vlerësoi përgjithësisht si të mirë situatën e sigurisë në mbarë Kosovën. "Mund të themi përfundimisht se është shumë më e mirë sesa mund të mendojnë persona të ndryshëm në Evropë”, theksoi komandanti i përgjithshëm i KFOR-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›