E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkojnë Haxhiçin, gjejnë foto të pikturës së vjedhur të Modiljanit

Gjatë bastisjes për të kërkuarin për krime lufte, policia serbe në vend të Goran Haxhiçit, ka gjetur fotografi të pikturës së vjedhur të Modiljanit.

Prokuroria për Krime Lufte tha se policia gjatë bastisjes së shtëpisë së mikut të Haxhiçit në Novi Sad, ka gjetur fotografi të pkiturave me vaj të mjeshtrit italian që kapin vlerën prej një milionë eurosh.

Prokuroria ka thënë se “dyshon që piktura do të shitej, në mënyrë që të mblidheshinn fonde për fshehjen e Haxhiçit”.

Në deklaratë nuk jepen emrat apo përshkrimi i pikturës së fotografuar.

Haxhiçi dhe i kërkuari tjetër për krime lufte në Bosnje Ratko Mlladiç janë dy të dyshuarit e fundit të kërkuar nga Tribunali i Hagës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›