E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bombë ne ambasadën greke në Buenos Aires

Një bombë ka shpërthyer përpara ambasadës së Greqisë në Buenos Aires mëngjesin e kësaj të enjteje. “Lënda shpërthyese ka plasur në pjesën e përparme të ambasadës greke”, ka thënë një zëdhënëse e policisë.  Ajo shtoi se dëmet nuk ishin të konsiderueshme dhe ka nisur hetimi për këtë çështje.

Thuajse në të njëjtën kohë, një bombë ka shpërthyer në Athinë përpara një Gjykate, thuajse tri javë nga nisja e procesit të gjykimit për të anëtarët e pandehur të një grupimi anarkist radikal, që dyshohet se janë dërguesit e pakove bombë në ambasadat e huaja në Greqi, në muajin nëntor. (Start)

                                                                                             2010-12-30 13:04
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›