E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut rrit numrin e forcave speciale

Raporti, i hartuar çdo dy vjet, thekson se Veriu ka stërvitur të paktën 20 mijë trupa më shumë se më parë.

Raporti paralajmëron se Veriu është i aftë për një “bombardim të fuqishëm surprizë” të kryeqytetit të Koresë së Jugut, Seul.

Ky vit ka shënuar rritje të dukshme të tensionit në Gadishullin Korean, kulmi i të cilit arriti me 23 nëntor kur Veriu bombardoi ishullin koreanojugor duke shkaktuar vdekjen e katër personave.

Numri total i ushtrisë së Koresë së Veriut mbetet i pandryshuar në 1.19 milionë, njofton raporti, por numri i forcave speciale është rritur në 200 mijë.

/Start/Fatjon Prroni/

                                                                                             2010-12-30 10:41
  [ 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›