Zjarrëfikëset e Lezhës, përgatitje për stinën e zjarreve

Me ardhjen e stines se veres Lezha karakterizohet nga nje shtim i vatrave te zjarrit, per te cilat duhet nje bashkëpunim dhe kordinim ne mes te institucioneve.
Pergjegjesi i zjarrfikesve te Lezhes, Zef Frani, ka bere te ditur se do te kete nje perqendrim ne zonat turistike me stacionimin e makinave zjarrfikese, me qellim per te patur nen kontroll keto zona.
Kapacitetet e njesive vendore per te perballuar situatat e zjarreve jane te vogla, por sipas Franit shtimi i punonjesve qe do te merren me kete pune dhe disa masa te tjera te marra nga vendoret, do te rrise pergjegjsine e te gjitha paleve per mbrojtjen nga zjarret dhe shpetimin.
Çdo sezon veror, qarku i Lezhes eshte karakterizuar nga vatra te shumta zjarri, te cilat kane shkaktuar deme te konsiderueshme, por kete vit synohet minimizimi i tyre, fale masave prandaluese te marra ne kete drejtim.