Bujar Ademi, kandidat i PD-së për kryetar të Ferizajt

Me këtë rast, Agani ka vlerësuar se momenti aktual politik dhe shoqëror në Ferizaj imponon nevojën që në krye të Komunës të jetë një personalitet me vlera të dëshmuara profesionale dhe njerëzore me integritet etik dhe moral. Duke folur për kandidatin e përzgjedhur për garën e 29 prillit Bujar Ademin, Agani e ka cilësuar atë si një personalitet, i cili reflekton vlerat e mirëfillta të programit të PD-sw dhe me vlera të veçanta njerëzore.
“Partia e Drejtësisë ka marr vendim që të kandidojë me një kandidat në këto zgjedhje komunale për kryetar të Komunës së Ferizaj, duke pasur parasysh faktin e ngritjes së vazhdueshme të përkrahjes së qytetarëve për partinë, për programin e saj. Po ashtu edhe duke e vlerësuar se momenti aktual politik dhe shoqëror në Ferizaj imponon nevojën që në krye të Komunës të jetë një personalitet me vlera të dëshmuara profesionale dhe njerëzore me integritet etik dhe moral. Me synime të qarta politike dhe i vendosur që të jetë në shërbim të qytetarëve dhe me këtë jemi të bindur se partia jonë do të shënoi një moment të rëndësishëm në avancimin e saj mëtutjeshme në skenën politike të vendit”, ka thënë ai.
Ndërsa, kandidati tashmë i shpallur i Partisë së Drejtësisë për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Bujar Ademi, ka thënë se kërkesa e elektoratit të PD-së në Ferizaj, suksesi i deputetëve të PD-së në Parlamentin e Kosovës dhe të ministrit Agani e kanë motivuar të kandidojë për të parin e Ferizajt.
“Kandidatura ime ka ardhur si rezultat i kërkesës së elektoratit tonë në Ferizaj, që mendoj se kjo kërkesë ka rrjedh si rezultat i punës që është bërë nga deputetet tan në parlament. E posaçërisht nga puna e shkëlqyeshme e ministrit Agani në qeverinë e tanishme, do të thotë në Ministrinë e Shëndetësisë. Programi jonë është i pëlqyeshëm dhe i pranueshëm tek qytetarët e Ferizajt. Fakti tjetër është që janë provuar të tjerët dhe kemi pasur rezultate të vogla. Ajo që ne mendojmë ta bëjmë në Ferizaj është ngritja e respektit të institucionit ndaj qytetarit, i cili tashmë mungon”, ka thënë ai.
Sa i përket koalicionit të mundshëm parazgjedhor me ndonjë parti politike, Agani ka thënë se Partia e Drejtësisë është e interesuar të vazhdojë garën e vetme, ndërsa ka lënë të hapur mundësinë eventuale të koalicionit nëse dy kandidatë tjerë shkojnë në balotazh. (kosovapress)