E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërhiqet Bossi

Umberto Bossi, i cili ka disa vite që partinë opozitare Liga Nord e udhëheq i sëmurë, dhe që dukej si një kryetar i përjetshëm i saj, ka dhënë dorëheqje. Hetimi i prokurorëve të Milanos, Napolit e Regio Calabria’s për shpërdorimin e fondeve të partisë së Bossi’t vazhdon të prodhojë dëshmi të reja për përfshirjen e tij dhe të fëmijëve të tij.

“Jap dorëheqje të parevokueshme”, deklaroi të premten Bossi.

“Duhet menduar për të mirën e kësaj lëvizjeje, dhe e mira e saj është që unë të mos jem më në krye të partisë”.

Ndryshe, para pak muajsh, nga skena politike italiane u largua edhe një lider tjetër partiak. Për dallim nga Bossi, atë e njohu e gjithë bota. Ishte ky kryeministri Silvio Berlusconi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›