E Diel, 1 Nëntor 2026

Bujar Kapexhiu: Politikanet i mbajne koleksion karikaturat, qe iu kam bere Izaura Ndoj

Shqiperia i ka te pakte talente si "Artisti i Merituar", Bujar Kapexhiu. Talenti, pasioni dhe puna, e kane bere te jete nje nder artistet me te spikatur ne skenat dhe prapaskenat e artit ne vendin tone. I gatshem per te na rrefyer dhe treguar me aq pasion karrieren e tij artistike nder vite, te vecantat dhe projektet e tij, qe nuk kane te mbaruar, "Mjeshtri i Madh" Bujar Kapexhiu, tregon ne nje interviste per "Koha Jone", pjesemarrjen ne Festivalin e 11-te dhe persekutimin, qe mori mbi shpatulla, lidhjet e tij me karikaturen dhe raportet me politikanet, para dhe pas '90, qe kane qene ne fokus te penes se tij, si dhe nje ane te panjohur, ate te poezise. "Jam i vetmi sot, qe merrem me karikaturen politike! Karikatura te politikaneve te ndryshem, te seciles parti, jane cdo dite ne majen e penes sime. Te them te drejten, keshtu erdhi, ndoshta duke menduar si qytetar, me karikaturen politike doja te jepja nje mesazh personal. Cdo dite, dita e punes nis me marrjen e 5-6 gazeta, te cilat i lexoj dhe nxjerr prej tyre problemin kryesor te dites", - shprehet Kapexhiu. Me poshte gjate intervistes do te lexoni, te pathenat mbi jeten e tij, propozimin mbi rikthimin e tij ne teater, si dhe projektet, qe nuk i numeron dot.

Jemi ne ditet e para te dhjetorit, ku ju gjendeni mes disa angazhimeve artistike dhe projekteve te vecanta...?

Momentalisht, me cfare nuk po merrem! Fillimisht jam i angazhuar ne Universitetin Evropian te Tiranes, ku jap leksion me studentet dhe tani jemi ne fund te semestrit dhe jemi te angazhuar me mesimdhenien. Pervec kesaj, kam takimin e perditshem me karikaturen, kryesisht karikatura aktuale politike. Nderkaq, ne po pergatisim dhe mbremjen e Vitit te Ri, ku regjisori Petro Bozo, me ka besuar skenarin e kesaj mbremjeje. Angazhimi i radhes, eshte ftesa per Festivalin e 51-te te Radio Televizionit, ku perkon me 40-vjetorin e Festivalit te 11-te. Keshtu qe, une me Edi Luarasin, do te prezantojme nje cikel kengesh, qe jane kenduar ne ate kohe nga emrat e spikatur te muzikes se lehte. Pervec kesaj kam dhe angazhime me ilustrimet e kopertinave te librave, ku njekohesisht kam ne dore dhe nje album me 600 karikatura te botuara ne keto vitet e fundit, nje tjeter liber eshte per artistin e shquar dibran Hazis Ndreu. Angazhimet jane te shumta, por une cdo dite merrem me krijimtarine.

Gati me shume se kater dekada, ju keni spikatur si nje talent ne karikature. Si i kujtoni fillimet tuaja ne realizmin e karikaturave?

Fillimet e mija ne karikature, kane nisur qe ne gjimnaz ne shkollen "Petro Nini Luarasi". Ne shkolle kemi pasur nje gazete "Muri" dhe e drejtonte pedagogu Gjergj Zheji, ku une si karikaturist, vizatoja figurat e nxenesve, qe ishin te parregullt. Ky talent, vazhdoi deri ne momentin ku nisa te botoje ne gazetat e perditshme te aso kohe, sic ishin "Drita", "Zeri i popullit", "Bashkimit" etj, por kryesisht kam botuar ne revisten "Hosteni". Pervec asaj, kam marre pjese ne shume ekspozita kombetare dhe nderkombetare, pa apo me modesti, kam marre dhe shume cmime ne keto festivale.

Pas viteve '90 ne qender te penes tuaj jane karikaturat politike. Pse kjo zgjedhje?

Jam i vetmi sot, qe merrem me karikaturen politike! Karikatura te politikaneve te ndryshem, te seciles parti jane cdo dite ne majen e penes sime. Te them te drejten keshtu erdhi, ndoshta duke menduar si qytetar, me karikaturen politike doja te jepja nje mesazh personal. Cdo dite, dita e punes nis me marrjen e 5-6 gazetave, te cilat i lexoj dhe nxjerr prej tyre problemin kryesor te dites. Duke lexuar per ate problem, autore, analiste dhe gazetare te ndryshem, i them vetes se c'mendoj? Ne karikature vendos mendimin tim.

E keni te veshtire realizmin e tyre?

Fillimi per te bere nje karikature, eshte i veshtire deri sa te vendosesh karakteret, me pas ecin vete. Me karikaturen politike kam filluar te merrem pas viteve '90, ne kemi bere karikature politike para '90-s, po ne ate kohe ndikonte ne revionizmin sovjetik, imperializmin amerikan etj. Gjithmone kam bere presidentet, kurse kur ishte puna per te realizuar nje karikature politike, arrinim deri tek drejtori ose deri te zv/ ministri, me lart nuk guxonim, jo te vizatonim, por as te mendonim dicka te tille. Pas '90-s, nisa te vizatoj presidentin, kryeministrin, ministrat, ku te gjithe jane fokusuar ne paleten time.

Si i keni pasur raportet me politikanet, pasi pjese derrmuese e tyre jane gjendur ne penen tuaj kritikuese?

Fillimisht ka pasur nje lloj ndrojtje prej tyre, kishte nje lloj hater mbetje, por me vone me integrimin e politikaneve ne Evrope, e kuptuan qe karikatura eshte nje lloj arti, qe i kushtohet nje njeriu te caktuar. Nje thenie; "Nje karikature per nje politikan, eshte e veshtire dhe e rrezikshme, por me e rrezikshme, eshte kur nuk ka asnje karikature". Kur nuk ka asnje karikature per keto politikane, i quaj politikane sezonale. Sot, ka ndodhur krejt e kunderta. Raportet e mija me politikanet, qe une i vizatoj cdo dite, jane shume te mira dhe hater mbetja, eshte kur une nuk e bej ne karikature. Madje, ne nje moment te caktuar, kur hapa nje ekspozite me karikatura me 170 punime, nje nga politikanet e njohur tha qe: "Po shkoja per te pare ekspoziten dhe isha i mendimit, se nese nuk me ka vene mua, do ta kritikoj dhe do ta shaj Bujarin".

Pse pelqehet karikatura juaj nga politikanet?

Une nuk i fyej dhe nuk i denigroj figurat, por ne karikature vendos fjalen e tij, pozicionin e tij, vendos ate qe ka thene ai, por ne nje menyre me humoristike ne marredhenie me njeri-tjetrin. Ka dhe nga ata politikane, qe i mbajne koleksion karikaturat qe iu kam bere, pasi eshte aktiviteti i tyre politik. Ne qofte se do te bej nje album me karikatura per Sali Berishen, Fatos Nanon apo Edi Ramen, ato do te shikojne permes ketij albumi, te gjithe jeten e tyre politike, uljet dhe ngritjet e tyre ne politike.

Riktheheni si prezantues ne Festivalin e RTSH-se pas 40 vitesh perkrah Edi Luarasit. Si i kujtoni ato momente?

Ne ate kohe isha regjisor ne Estraden e Tiranes, por kur me propozuan per te qene konferencier, ose moderator, te them te drejten fillimisht nuk pranova, pasi mu duk si nje ulje. Prezantuesi ne ate kohe ka qene ndryshe nga sot, pasi sot ka detyra me te rendesishme ne skene, me i organizuar dhe per me teper, qe quhet "Show man". Nuk e pranova oferten per te qene prezantues i ketij festivali, pasi prej kohesh kisha marre levdatat per punen time si regjisor dhe me pelqente ky lloj suksesi. Megjithate, Mihal Luarasi, bashke me drejtorine e RTSH-se, e ben fakt te kryer, u detyrova dhe pranova. Tani qe e mendoj, kam bere mire, qe pranova te isha prezantues i Festivalit te 11-te, i cili kujtohet sot, sepse ishte nje festival, qe donte te bente dicka ne ate kohe. Ne kete festival duket sikur po frynte nje ere liberalizmi, nje fryme, qe po ndryshonte dhe ne kete atmosfere menduam qe edhe ne te ndryshojme dicka, per te treguar se edhe ne dime te bejme festivale te bukura, per te treguar, qe edhe ne jemi artiste te mire, sa artistet perendimore.

Festivali i 11-te solli nje sere denimesh dhe persekutimesh ne rang artistesh. Po ju si prezantues i ketij festivali, cfare denimi moret?

Ky festival, fillimisht pati shume sukses, ne ditet e para qene te gjithe entuziaste, si nga spektatoret edhe zyrtaret, te cilet ishin te pranishem. Mirepo me vone iu be kthesa e madhe, i madhi i asaj kohe, qe ishte me nje shpirt dhe mendje shume te vogel, arriti qe ta kritikoje Festivalin e 11-te dhe nisen reprezaljet. Nuk ishte problemi vetem tek festivali, ajo ishte e pergatitur si nje vazhde persekutimesh duke filluar nga arti, ekonomia, ushtria dhe te gjitha fushat e tjera. Artistet u gjenden mes nje vorbulle denimesh, dikush u pushua nga puna, dikush u dergua jashte Tiranes, dhe shume prej organizatoreve, u futen ne burg si, Mihal Luarasi, Sherif Merdani etj. Sot, them se pata fatin qe nuk u futa ne burg edhe pse isha ne listen e "zeze", por te pushohem nga puna dhe te dergohem per riedukim. Per nje periudhe 3-vjecare kam punuar me kazme, neper kanale, fabrika cimento, dhe pas tri vitesh m'u dha e drejta per te botuar dhe rikthyer ne art. Rikthimi im ne art u be ne vitin 1975, pasi per here te pare ne Shqiperi do te krijohej studio e prodhimit te Filmit Vizatimor, sot (Film i animuar). Pas riedukimit, mora postin si regjisor i filmit te animuar, Kinostudio Shqiperia e re. Gjate ketyre viteve, kam bere rreth 25 filma te animuar, qe kane fituar cmime kombetare dhe nderkombetare. 25 filma te animuar si regjisor, skenarist dhe piktor!

Pikerisht ketu doja te ndalesha. Tashme ju konsideroheni si nje artist me permasa dimensionale persa i perket artit, po ku e gjeni veten me mire?

Kur nis te bej nje karikature, fillimisht personazhet i gjykoj si vizatues. Ne pozicionin qe marrin si karikature, une i shikoj si aktor dhe e interpretoj ate personazhin. Pra, nje karikature e shikoj si nje vizatues, si aktor dhe si regjisor, te tria bashke me ndihmojne per te arritur tek karikatura. Ne te gjitha drejtimet, regjistra, skenari dhe aktrimi jane trinomi qe me japin energji ne cdo eveniment.

Nje karriere e gjate artistike ne skene dhe jashte saj. Ka pasur ndonje moment te vecante qe ju e kujtoni edhe sot?

Ne jete ashtu sic ka veshtiresi ka dhe gjera te bukura, te cilat mbahen mend, sidomos kur ke nje vleresim per punen qe ke bere, apo ne Festivalet e Filmave. Madje, ne nje festival te filmit animuar, filmat e mi, kane fituar tri cmime. Nje kenaqesi e madhe kane qene edhe cmimet e fituara nderkombetare me karikaturen, por padyshim moment i vecante ka qene kur me eshte dhene cmimi "Artisti i Merituar" dhe njekohesisht dekorata "Mjeshter i madh". Padyshim qe keto jane vleresim dhe te bejne te mendosh per nje pune te mire qe ke bere, duke te mobilizuar per te ecur perpara me te gjithe forcat.

Gati gjysme shekulli si artist ne shume drejtime te ndryshme. Deri me tani keni ndonje peng te parealizuar?

Njeriu pengje te parealizuara mund te kete plot! Sot, kam kete peng: Kam mbi tavoline disa dosje me libra dhe jam i sigurt se po vonohen per t'i botuar, por njekohesisht po vonohen edhe per t'u mbaruar. Arsyeja e realizmit te tyre jane angazhimet e mija te shumta, pasi sapo nis nje projekt e le pergjysme dhe nis nje tjeter projekt. Tavolina ime e punes eshte e mbushur me gjysma dosje te pambaruara, dhe pengje, pasi po vonojne per t'u botuar. Eshte e dhimbshme, por jam i sigurt qe shume prej tyre projekteve, nuk mund te mbarojne, sepse cdo dite vetem prodhoj dhe krijoj.

Pervec angazhimeve qe na cituat me lart, keni ndonje projekt personal?

Kam disa projekte per skenare filmash. Por, duke menduar se filmi eshte bere jashtezakonisht i veshtire dhe problematik ne lidhje me buxhetin, skenarin qe e kam per film e kthej ne teater. Kam shkruar rreth tri komedi, te cilat jane hedhur, por jo te perfunduara, them se do t'i perfundoj shume shpejt dhe do t'i propozoj per t'i vene ne skene, sepse teatri eshte me komod, me i mbledhur. Keto tre projekte, mendoj t'i realizoj per nje periudhe te shkurter, por enigma mbetet nese une do t'i vendos ne skene si regjisor, apo do t'ia besoj dikujt tjeter. Cdo gje ia leme kohes ne te ardhmen.

Prej vitesh jeni shkeputur nga teatri dhe filmi. E ndjeni mungesen e roleve karakteristike?

Kam pasur nje propozim shume interesant ne lidhje me teatrin. Regjisori Mihal Luarasi, me beri nje pyetje shume interesante: "Bujar a do te kishe deshire te luaje ne teater si aktor"? U emocionova kur me tha dhe ndoshta ndonje dite te afert, do te me shikoni ne skene si aktor.

Cili eshte sekreti juaj i te qenit ne forme?

Nje barsolete thote: Une jam nga ata, qe punojne 25 ore ne dite. Ju do te thoni se si eshte e mundur, qe te punohet 25 ore kur dita ka vetem 24 ore? Kjo eshte e vertete, ka 24 ore po une ngrihem nje ore perpara. Edhe une jam nga ata, qe zgjohem dy ore perpara dhe jam gjithe diten mes angazhimeve. Kjo me mban te gjalle gjate gjithe kohes. Po te them dhe nje sekret tjeter, qe po e them per here te pare. Kur lodhem nis dhe shkruaj poezi humoristike. Nese do t'i botoj ndonje nje dite, ia kam vene dhe titullin "Edhe poezi...", vetem nje gje nuk do te bej ne jeten time, kompozimin. Jam nje degjues i mire i muzikes, por raportet me te, i kam shume te largeta.

Po lidhja juaj me poezine kur ka nisur?

Si cdo adoleshent edhe une e kam shoqeruar rinine time me poezi, por kryesisht kur kam qene regjisor ne Estraden e Tiranes, nisa te shkruaj shume poezi humoristike, per skenen. Qe para 40 vitesh, nuk jam marre me poezi, mirepo keto kohe, kisha subjekte humoristike dhe nisa t'i shpreh me ane te vargut. Kur nis te shkruaj poezi, nis dhe clodhja ime dhe qesh vete me poezite, qe shkruaj. Kur dua te qesh, une shkruaj poezi!

Jeta dhe vepra

Krijimtaria e tij artistike ne film dhe teater

Bujar Kapexhiu (Lindur me 22 mars 1944 ne Tirane) eshte regjisor, skenarist dhe aktor i mirenjohur shqiptar. Kapexhiu studioi per aktor ne shkollen e larte prane Teatrit Kombetar, si edhe kursin e larte pasuniversitar, per regjisor po aty. Me 1968 filloi pune si regjisor ne Teatrin e Estrades se Tiranes, ku shkroi shume skece, parodi, kuplete, si edhe u mor me karikature per organet e shtypit. Pas nje periudhe 2 vjecare largimi nga Tirana, per shkak te "shfaqjeve liberale dhe moderniste", ne Festivalin e 11 te Kenges ne RTSH, ku ishte autor teksti dhe konferencier, u rikthye me 1975, si regjisor dhe piktor ne sektorin e sapo ngritur te filmit vizatimor prane Kinostudios "Shqiperia e re". Filmi "Shkarravinat" (1977), ku Kapexhiu krijoi vizatimet, skenarin dhe regjine, u vleresua me cmimin e Pare te Festivalit te III-te te filmit Ballkanik te organizuar ne Stamboll,Turqi,1979; me Kupen e Festivalit te III te Filmit Shqiptar, 21-28 prill 1979, si dhe me cmim ne Napoli te Italise ne 1984. Deri ne vitin 1985 xhiroi rreth 20 filma vizatimore, ne shumicen e te cileve eshte skenarist, ose bashkeskenarist, regjisor dhe piktor; mes tyre spikat edhe "Pipiruku", personazhi i dashur per femijet, i ndertuar prej tij. "Pipiruku pret 2 miq", u vleresua me cmim te dyte, ne Festivalin e VI te filmit dokumentar e vizatimor. Pas vitit '85, iu perkushtua zhanrit te kinokomedise, duke u shquar per individualitetin e spikatur. Ne nje kohe mjaft te shkurter, xhiroi kater filma artistike: "Dy here mat", 1986, "Tela per violine", 1987, "Stolat ne park", 1988, "Edhe ashtu, edhe keshtu", 1989.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›