E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat, pushimet dimerore nisin me 21 dhjetor Luljeta Ndoka

Femijet e te gjitha shkollave te kryeqytetit, do te mund t'i nisin pushimet dimerore me 21 dhjetor te ketij viti, dhe jo me 24 dhjetor, data qe parashikohet ne udhezimin per strukturen e vitit shkollor 2012-1013 ne arsimin parauniversitar. Drejtorja e Drejtorise Arsimore te Tiranes, Arjana Bekteshi, e pyetur nga "Koha Jone", tha dje se pushimet dimerore do te nisin nga 21 dhjetori dhe do te vazhdojne deri pas diteve festive te Vitit te Ri 2013. Shkolla do te rinise te henen me 7 janar 2013. Zyrtarisht behet e ditur se kjo zhvendosje nga plani paraprak i miratuar para nisjes se sezonit te sivjetshem shkollor, lidhet me faktin, se data 21 eshte e premte, ndersa datat 22 dhe 23 dhjetor, jane dite fundjave, e shtune dhe e diel pushimi javor. Pas te henes 24 dhjetor qe sipas programit duhet te nisnin pushimet e dimrit, festa zyrtare 25 Dhjetor eshte ajo e Krishtlindjes.

Nderkohe, disa prej nxenesve te shkollave dhe prinderve te tyre, mesohet te kene kerkuar, qe data 21 dhjetor te mos behet mesim, me qellim qe ne diten qe nga nje numer supersticiozesh dhe nga perfoljet e shumta ne mediat kryesisht online, qe aludohet si dita e fundit te botes, t'i kene femijet e tyre prane. Sensibiliteti nga atmosfera abuzive e te ashtuquajturit 21 dhjetor, ka detyruar keshtu disa prinder te marrin masa per t'i pasur prane te vegjlit e tyre.

Madje behet me dije se disa nga gjimnazet ne Tirane, te kene bere edhe peticion per kete dite pushimi, ne menyre qe ne rast se ndodh dicka, te jene prane familjeve te tyre. Mediat raportuan dje se te gjimnazi "Partizani" nxenesit kishin bere nje peticion te tille.

Te kontaktuar nga "Koha Jone", disa prinder shprehen se nuk e besojne fundin e botes, por gjithsesi, duan qe ate dite familja te jete e bashkuar. "Edhe nese nuk do te ishte vendosur si dite pushimi, ne e kishim ndare mendjen qe me 21 dhjetor te mos i dergojme femijet ne shkolle", - shprehen disa prinder.

Sa i perket prinderve qe i kane femijet e tyre ne kopshte dhe cerdhe, nuk e diskutojne fare, qe femijet do t'i mbajne ne shtepi ne ate dite qe kalendari Maya, pretendon qe te ndodhe Apokalipsi.

Gjithsesi, Drejtoria Arsimore nisjen me pare te pushimeve dimerore e lidh me faktin se ato perkojne me fundjaven. Ndersa mesuesit i konsiderojne kerkesat e nxenesve si pretekste per te marre sa me shume dite pushimi. "Nxenesit mezi presin, qe te mos bejne mesim, dhe ky eshte preteksti me i mire per ta", shprehet nje mesues ne gjimnazin "Partizani".

Por zerat supersticioze per "21 Dhjetorin" nuk jane te paket. "Une e besoj se ate dite do te ndodhe fundi i botes, pasi kjo eshte nje profeci e paralajmeruar", shprehet nje nene e re, e cila e ka vajzen ne shkollen "1 Maji".

Prinder te tjere jane gjithashtu skeptike dhe i druhen asaj, qe do te ndodhe me 21 dhjetor. Nga ana tjeter, ka prej atyre qe thjesht besojne ne shpjegimin e NASA-s, sipas te cilit per tre dite toka nuk do te rrotullohet dhe do te nderpritet elektriciteti ne te gjithe globin. Megjithate, shkencetaret kane bere thirrje, qe njerezit te qetesohen pasi ne 21 dhjetor nuk do te ndodhe asgje e keqe. Sipas studimeve, te pakten 10 per qind e popullsise ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, besojne, se fundi i botes do te ndodhe me 21 dhjetor te vitit 2012. Nderkohe, 22 per qind, ose pak me shume se nje ne pese persona, mendojne se gjate jetes se tyre do te jene deshmitare te apokalipsit. Sondazhi eshte realizuar nga Reuters, ne bashkepunim me Ipsos. Personat me edukim te paket dhe te ardhura te uleta, por edhe ata poshte 35 vjec, jane me te bindur se apokalipsi do ndodhe gjate jetes se tyre.

Pushimet, qe parashikohen ne udhezim:

Periudha e pare, fillon me 24 dhjetor 2012 dhe mbaron me 6 janar 2013

Periudha e dyte, fillon me 27 mars 2013 dhe mbaron me 31 mars 2013.

Provimet e Matures Shteterore: 25 maj - 30 qershor

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›