E Diel, 1 Nëntor 2026

Misteri gjenet i vdekur 66 vjecari

Gjendet i vdekur në rrethana misterioze, 66-vjeçari i zhdukur të shtunën në Tiranë, dhe vetëm pak ditë pasi ishte liruar nga burgu, ku kishte shlyer 20 vite burg për tentativë vrasjeje e plagosje të rëndë.
Ne kemi pyetur në Azilin privat që ndodhet pranë vendit të ngjarjes, ndërsa morëm përgjigjen se ata nuk kishin dëgjuar më parë për viktimën, deri në momentin që kanë mësuar se pranë tyre ishte gjetur një trup i pajetë.
Viktima ishte raportuar i zhdukur nga e motra e cila kujdesej për 66-vjeçarin prej ditës së lirimit të tij nga burgu. 
Fundi ka qenë po aq i mistershëm sa edhe vetë zhdukja e Spahiut, ndërsa ekspertët e mjekësisë ligjore nuk janë shprehur ende nëse frakturat vdekjeprurëse janë shkaktuar nga të goditura, apo përplasja me murin sikundër pretendon policia. 
Ndërkaq një tjetër zhdukje e mistershme që po hetohet nga policia është ajo e 10 vjeçarit Julian Çela, djali i nëndrejtorit të antiterrorist në SHISH, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nëntorit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›