E Diel, 1 Nëntor 2026

Kredite e buta, 339 kryefamiljaret qe perfitojne Luljeta Ndoka

Plot 369 kryefamiljare, do te perfitojne nga programet e strehimit, qe ofron Bashkia e Tiranes, ne baze te ligjeve ne fuqi. Nga keta, 339 persona perfitojne kredi te buta, me interes, qe u paguhet nga Bashkia e Tiranes, ndersa 30 te tjere, perfitojne bonos mujor strehimi. Familjet, qe aplikojne per keto programe, duhet te paraqesin ne Bashkine e Tiranes nje dosje te plote me dokumente. Disa prej dokumenteve qe duhet te dorezohen jane: vertetim per te ardhurat neto te familjes; vertetim nga Zyra e Ndihmes Ekonomike nga njesia bashkiake, nese perfitojne nga programi i ndihmes ekonomike; vertetim nga zyrat e punes, per personat e perfshire ne programin e pageses se papunesise; vertetim nga sigurimet shoqerore, per personat ne pension. Keta qytetare, duhet te marrin edhe vendime nga hipoteka. Ku te vertetohet nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, nese familja ka ne pronesi banese, a mjedis, qe te perdoret si i tille; per siperfaqen e prones qe zoteron familja, kur banesa eshte me sip. nen normat ne fuqi te strehimit; vertetim nga Zyra e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, e vendit te origjines, se nuk figuron e regjistruar asnje prone, e cila mund te perdoret per strehim per familjet, qe kane ndryshuar vendbanim. Si dhe dokumentet e tjera, qe duhet te merren nga gjendja civile, ku keto familje rezultojne te regjistruara. Te cilat jane: Dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, per efekt te llogaritjes se moshes per ciftet e reja. Ligji parashikon ne kriteret e perfituesve edhe ciftet e reja me moshe deri ne 55 vjec. Dokument, ku provohet se kryefamiljari eshte grua e ve, ose e divorcuar, si dhe familje me shume femije. Nderkohe, sipas sistemit te pikezimit, sa me shume pike merr aplikanti, qe ka te ardhura nga 0 deri ne 10 mije leke ne muaj me 6 pike, ata qe i kane te ardhurat mujore nga 10 mije- 20 mije leke, te cilet perfitojne 4 pike, ndersa ata qe i kane te ardhurat mujore 20-30 mije leke, perfitojne 3 pike, cka do te thote, se keto kategori kane shanse per te perfituar bonuset e strehimit. Por, duhet te kemi parasysh se pervec te ardhurave, eshte edhe statusi social, apo gjendja civile, qe u jep atyre pike dhe qe gjendet ne tabelen e meposhtme. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranes, duhet te kemi parasysh se jane edhe mjaft mundesi te tjera per kredi te buta, ndaj Bashkia i ka ftuar te pastrehet, qe te aplikojne. Ne kete menyre, nese ende nuk e keni nje cati mbi koke, e si rezultat banoni ne shtepi me qira, tek prinderit tuaj, apo ne banesa shteterore te privatizuara, atehere keni nje shans, qe te perfitoni banese sociale. Bashkia e Tiranes, ka publikuar me kujdes paketen e dokumenteve, qe duhet te plotesoni per te perfituar nga programet e strehimit. Por, burime nga Bashkia, terheqin vemendjen se te gjitha dokumentet, duhet te jene te rregullta, ne menyre qe te mos skualifikoheni. Statistikat e deritanishme njoftojne per aplikimin e rreth 6934 te pastreheve, gjate viteve te fundit, cka duket se e ben ne fakt "konkurrencen" mjaft te madhe ndermjet llojit. Nga keta, kane kerkuar banese me kosto te ulet 5296 aplikues, kane kerkuar banese sociale me qira 1544 aplikues, ndersa kane kerkuar toke te pajisur me infrastrukture, 94 aplikues.

Bonus strehimi, nga 4 mije deri ne 17 mije leke ne muaj

Bashkia e Tiranes, i ka propozuar Keshillit Bashkiak gjithashtu edhe miratimin per 30 persona te bonusit mujor te strehimit. Shumat variojne nga 4 mije leke ne muaj, deri ne 17 mije leke ne muaj, e cila eshte vlera me e larte e bonusit, e propozuar. Efektet financiare, do te fillojne nga data e hyrjes ne fuqi te ketij vendimi, e ne vijim. Me shume mundesi, qe te perfitojne do te kene familjet, te cilat kane mbetur te pastreha, si rezultat i fatkeqesive natyrore, familjet e strehuara me pare ne objekte shteterore, qe kthehen ne funksionin e tyre te meparshem, familjet qe jane ne skemen e ndihmes ekonomike si dhe grupeve te tjera te marxhinalizuara qe rezultojne si te pastrehe, familjet qe rrezikojne te mbeten te pastreha si rezultat i kushteve te veshtira higjeno-sanitare, si dhe kushteve te papershtatshme te baneses si dhe familjet, qe kane mbetur te pastreha si pasoje e vendimeve gjyqesore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›