Bujar Nishani President, nuk voton opozita Rozeta Rapushi
Bujar Nishani do te drejtoje shtetin shqiptar per pese vitet e ardhshme. Kreu i ri i shtetit u votua ne seancen e djeshme plenare, me 73 vota pro dhe vetem nje kunder. Deputetet socialiste ndonese ne salle, jo vetem qe nuk moren pjese ne votim, por as nuk e uruan Presidentin e ri te Republikes te zgjedhur ne mbremje.
Votimi
Pikerisht kur mendohej se tashme presidenti "u zgjodh" me firmosjen e pare zyrtare te kandidatures se Artan Hoxhes ne oret e para te dites se djeshme, rrota e fatit ndryshoi ne momentin kur ky i fundit dha doreheqjen nga kandidimi. Terheqja e Hoxhes vuri serish ne levizje mazhorancen te perzgjedhe mes tre kandidaturave te propozuara dy dite me pare, duke mbeshtetur keshtu unanimisht emrin e Ministrit te Brendshem, Bujar Nishani. Ne mbyllje te procesit te votimit, i kryer pasditen e djeshme pa debate apo diskutime ne seance, Nishani mori mbeshtetjen e koalicionit qeverises. Ai u zgjodh President i vendit, me 73 vota pro dhe vetem nje kunder. Nderkohe qe dy vota nga 76 ne total, u vleresuan te pavlefshme. I vetmi deputet qe mori pjese ne votim nga opozita, ishte kryetari i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, i cili mori fleten e votimit, por ne menyre publike, te hapur, e futi ate ashtu sic e mori ne kutine e votimit, pa shenuar asgje. Nderkohe qe vota e vetme e dhene kunder emrit te Bujar Nishanit per President, dyshohet te jete ajo e Gazmend Oketes, aktualisht pjese e Partise Fryma e Re Demokratike, parti e kreut aktual te shtetit, Bamir Topi. Nderkohe qe vota tjeter e pavlefshme, dyshohet te kete qene ajo e ish-socialistit, Kastriot Islami. I pranishem ne votim, pervec opozites, nuk ishte as Dritan Prifti. Ne mbyllje te procesit te votimit, kryetari i sekretariatit te votimit, Viktor Gumi, lexoi vendimin qe shpallte Bujar Nishanin president. Nderkohe qe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, uroi kreun e shtetit te sapozgjedhur, duke theksuar se shume shpejt do te caktohet edhe data, ne te cilen do te behet edhe betimi i tij.
Atmosfera
Seanca e pasdites se djeshme nisi me celjen zyrtare te raundit te katert te votimit per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Ne gare ishte kandidatura e vetme e paraqitur, ajo e Ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, e prezantuar edhe dy dite me pare ne tryezen e krereve te partive politike si kandidature e mazhorances. Qe ne fillim, deputetet socialiste, ndonese te pranishem ne salle, nuk iu pergjigjen thirrjes se sekretariatit te votimit per Nishanin. Te vetmit qe moren pjese ishin deputetet e koalicionit qeverises dhe Vangjel Dule. Votimi u krye ne nje atmosfere te kendshme, ku nuk mungonin te qeshurat ne salle dhe batutash mes anetareve te mazhorances. Duartrokitjet shperthyen sapo per Nishanin u numerua vota e 71 qe i jepte atij automatikisht fitoren ne postin e kreut te shtetit bazuar ne Kushtetuten e vendit. Menjehere pas kesaj, deputetet socialiste filluan te largohen nga salla, pa uruar aspak presidentin e ri. I pari qe uroi Nishanin, ishte kryeministri Sali Berisha, si dhe kreu i LSI-se, Ilir Meta. Nderkohe, me radhe te gjithe deputetet e mazhorances, uruan dhe takuan kreun e ri te shtetit, duke i uruar suksese per detyren e re te besuar. Ne perfundim te procesit, Viktor Gumi permendi nenin 87 te Kushtetutes, ne baze te te cilit u zgjodh kreu i ri i shtetit. "Ne votimin e katert dhe te peste zgjidhet President kandidati qe siguron me shume se gjysmen e votave te te gjithe anetareve te Kuvendit", - thuhet ne te.
VOTIMI
Moren pjese ne votim 76 Deputete
Votuan pro 73 Deputete
Votuan kunder 1 Deputet
Vota te pavlefshme 2 Deputete