E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bujar Nishani dekreton qeverinë e re

presidenti-nishani-kryeministri-rama-21Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar emërimin e Këshillit të ri të Ministrave.

Dekreti mban numrin 8304 dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ai është firmosur më 11 shtator.

Më përpara ishte paralajmëruar se dekretimi i kabinetit të ri qeveritar mund të zgjaste.

Vetë Nishani tha se do bëjë verifikime për emrat e të propozuarve për ministrave.

Por kjo solli reagimin e ashpër të mazhorancës së re.

Kabineti i ri

1. Edi Rama, Kryeministër

2. Niko Peleshi, Zëvendëskryeministër

3. Ditmir Bushati, Ministër i Punëve të Jashtme

4. Mimi Kodheli, Ministër i Mbrojtjes

5. Saimir Tahiri, Ministër i Punëve të Brendshme

6. Klajda Gjosha, Ministër i Integrimit Evropian

7. Shkëlqim Cani, Ministër i Financave

8. Edmond Haxhinasto, Ministër i  Transportit dhe Infrastrukturës

9. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban dhe Turizmit

10. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

11. Lindita Nikolla, Ministër i Arsimit dhe Sportit

12. Nasip Naço, Ministër i Drejtësisë

13. Mirela Kumbaro Furxhi, Ministër i Kulturës

14. Erion Veliaj, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

15. Damian Gjiknuri, Ministër i Energjisë dhe Industrisë

16. Edmond Panariti, Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

17. Ilir Beqja, Ministër i Shëndetësisë

18. Lefter Koka, Ministër i Mjedisit

19. Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike

20. Bledi Çuçi, Ministër Shteti për Çështjet Vendore

21. Ilirjan Celibashi, Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›