Shtyhet për në orën 18:00 seanca e Kuvendit
Seanca e Kuvendit, ku do diskutohet në lidhje me programin e qeverisë së re, është shtyrë për në orën 18:00.
Një ditë më përpara pati një debat të ashpër në lidhje me këtë çështje.
Opozita paralajmëroi masa ekstreme, pasi debati në Kuvend për programin e qeverisë po bëhej pa u njohur më parë me programin.
Pak orë më vonë mazhoranca e shpërndau programin qeverisës.
Ndërkohë sot janë mbledhur nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, drejtuesit e grupeve parlamentare të PS, PD dhe LSI, përkatësisht Gramoz Ruçi, Edi Paloka dhe Petrit Vasili. Mësohet se diskutimi për këtë çështje ka qenë konstruktiv.
Opozita ka kohë që ankohet për premtimet antiglobaliste të qeverisë së re, duke thënë se do e çojnë vendin në rrënim.
Por tani kur u afrua koha e debatit në Kuvend, thonë se nuk e dinë se çfarë premtimesh janë bërë nga ajo./ep